“Hamilton s’do të garojë më”

PUBLIKUAR

Ish-shefi ekzekutiv i Formula One Group, Bernie Ecclestone, beson se Leëis Hamilton nuk do të rikthehet në këtë sport më.

Ecclestone e ndjen se natyra e triumfit të Max Verstappen, dke e kaluar Hamiltonin në rrethin e fundit të garës së fundit të sezonit, ka pasur një ndikim të madh emocional te britaniku.

“Nuk mendoj se do të rikthehet. Mendoj se nuk do të garojë vitin e ardhshëm. Zhgënjimi i tij në Abu Dhabi ishte shumë i madh dhe e kuptoj atë. Tani, i barazuar me shtatë tituj me Michael Schumacher, është koha perfektë për të që ta përmbush ëndrrën e tij dhe të bëhet sipërmarrës i modës. Ditë më parë bisedova me babain e tij dhe e kuptova menjëherë se nuk dëshironte të bisedonte për të ardhmen e djalit të tij, kështu që ne biseduam vetëm për bizner” deklaroi Ecclestone.

Hamilton ende nuk ka folur për media pas garës dramatikë gati dy javë më parë, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se po e konsideron pensionimin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...