Haliti: Deri tash janë përmendur 4-5 kandidatë për president

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në politikë nuk ka ideale.

I pyetur nëse është kontaktuar nga ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti pas lajmeve se është kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Haliti tha se ai nuk është kontaktuar nga Hoti.

“Deri tash janë përmend 4 apo 5 kandidatura. Të shohim. Ideale është ai që fiton votat. Në politikë s’ka ideale apo pëlqyeshmëri, por në variantin qysh po propagandohet, por pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë që duhet me qenë dakord shumica e deputeteve, partive politike dhe duhet me qenë pëlqyeshmëria edhe qytetarëve por mbi të gjitha garancia që ai që zgjidhet do t’i shërbej vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutës”, ka thënë Haliti, raporton EO

SHIKO MË SHUMË

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se është duke...

Osmani pasi dekretit për shpërndarjen e Kuvendit: E di që mund të kontestohet në Gjykatë

Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi mbrëmë nuk arriti...

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim...