Hakimi e do rikthimin në Madrid

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i djathtë është i vendosur për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini dhe për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu”

Achraf Hakimi dëshiron të rikthehet në Real Madrid.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Paris Saint-Germainit verën e kaluar nga Interi.

Mirëpo, në mendjen e tij qëndron ende gjiganti spanjoll.

Për këtë arsye, përfaqësuesi maroken shpreson të rikthehet në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2022, përcjell “Gazeta Express”.

Madrilenët ndërkohë janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e futbollistit.

Hakimi është njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në Evropë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...