Hajnat depërtojnë me forcë në një biznes në Prizren, marrin para dhe dëmtojnë pajisjet

PUBLIKUAR

Një rast i vjedhjes është raportuar në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në objektin e një biznesi privat.

Sipas raportimit të viktimës, të dyshuarit kanë hyrë në objekt dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Përveç kësaj, ata kanë shkaktuar dëme edhe në pajisje softuerike të biznesit, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit ende nuk është përcaktuar.

“Prizren/21.06.2026 – NN. Viktima mashkull kosovar  ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objektin e biznesit të tij dhe nga ai objekt kanë vjedhur një shume te konsiderueshme te parave dhe po ashtu kanë shkaktuar dëme në pajisje softuerike ku vlera e dëmit nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër...

Aksidenti afër QKUK-së, nga policia japin detaje

Gjatë mëngjesit të sotëm rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku pranë Qendrës...

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...