Haalandit i caktohet afati i fundit për të marrë vendimin për të ardhmen

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland i është caktuar një afat për të ardhmen e tij nga klubi gjerman, me shumë prej klubeve të mëdha evropianë të interesuara për norvegjezin.

21-vjeçari ka kohë deri më 31 janar që të marrë vendimin se ku dëshiron të luajë sezonin tjetër.

Haaland synon të luajë këtë sezon me Dortmundin, para se të bëjë një lëvizjë në verë, por drejtuesit e klubit dëshirojnë ta kuptojnë me kohë planin e tij, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi ka shijuar pushimin dimëror në Gjermani duke pushuar në Marbella, gjë që ka bërë që disa njerëz të flasin për një lëvizje në Spanjë dhe të vënë në gatishmëri Barcelonën dhe Real Madridin . Të dy klubet do të bëjnë lëvizje për të joshur talentin përkatësisht në Camp Nou dhe Estadio Santiago Bernabeu, por ato nuk janë skuadrat e vetme në garë.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...