Guardiola e merr në dorë New York Cityn?

PUBLIKUAR

Trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut pasi ta mbyllë eksperiencën në Angli

Pep Guardiola po e udhëheq me sukses Manchester Cityn.

Mirëpo, pasi ta mbyllë ciklin me klubin anglez, trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut.

Në fakt, mediumi “90min” raporton se tashmë është arritur marrëveshja që Guardiola të punojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “Gazeta Express”.

Më saktësisht, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut mund ta marrë në dorë ekipin e ligës MLS, New York City.

Trajneri katalunas ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2023.

Ai mund të lëvizë drejt Amerikës në atë kohë.

Por, ndërkohë flitet se Guardiola mund të rikthehet në Barcelonë pas dy apo tri vjetësh.

Ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në Evropë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...