Gruaja nga Prishtina gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

PUBLIKUAR

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

 

Rastin e ka raportuar një grua e cila kujdesej për viktimën.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë, 20.01.2022 – 11:50. Ankuesja femër  kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të  cilën e njëjta ishte kujdesur. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...