Greqia ende neutrale ndaj statusit të Kosovës, Gërvalla pritet në Athinë pa simbole shtetërore

PUBLIKUAR

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Greqi ku është takuar me homologun e saj grek, Nikos Dendias, me të cilin kanë diskutuar një sërë çështjesh, shkruan Gazeta Express.

Në këtë takim Gërvalla është pritur pas simbole shtetërore, meqë Greqia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet edhe përkundër lëvizje të fundit që janë bërë.

Se Athina vazhdon të mbajë qëndrim netural ndaj statusit të Kosovës e ka thënë edhe vetë Denidas në konferencën për media pas takimit që ka pasur me ministren Gërvalla.

Teksa ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dendias ka thënë se Greqia vazhdon të ndjek një qasje konstruktive dhe neutrale ndaj Kosovës në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian.

“Siç e dini, Greqia është duke ndjekur një qasje konstruktive me Kosovën, në linjë me Bashkimin Evropian për qasjen neutrale ndaj statusit të Kosovës”, ka thënë Dendias./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...