“Goooli i Shukri Bujës”

PUBLIKUAR

Shtabi i Rinisë Demokratike në Lipjan organizoi këtë të diel një turnir të futbollit të vogël, ku morën pjesë dhjetëra të rinj nga komuna. Aktiviteti u zhvillua me qëllim promovimin e vlerave të sportit dhe bashkimit përmes garës së ndershme

Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ishte i pranishëm gjatë këtij aktiviteti, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për rininë dhe sportin në nivel lokal.

“Sporti është një shembull i bashkimit dhe garës së ndershme, ashtu si rrugëtimi ynë politik për fitore. Rinia jonë ka energji, fuqi dhe vendosmëri – dhe ky turnir ishte dëshmi e kësaj,” u shpreh Buja.

Ai shtoi se nëse i jepet besimi për të udhëhequr komunën, angazhimi i tij do të jetë i qartë: më shumë mbështetje për sportin, më shumë investime për të rinjtë dhe më shumë fitore për Lipjanin.

Turniri u mirëprit nga komuniteti lokal, duke ofruar jo vetëm një mundësi për lojë dhe argëtim, por edhe për forcimin e lidhjeve mes të rinjve dhe promovimin e një jete aktive dhe të shëndetshme.

“Më rininë tonë, fitojmë bashkë!” -përfundoi Buja, duke përcjellë mesazhin e tij për një të ardhme më të mirë për Lipjanin, të ndërtuar së bashku me rininë.

 

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...