Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova e Shqipëria

PUBLIKUAR

Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka goditur grupin kriminal me pjesëtarë shtetas të Kosovës e të Shqipërisë, duke arrestuar 6 persona.

Po ashtu janë sekuestruar 15 dokumente të huaja dhe shqiptare që dyshohet se janë false.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.”

Ata dyshohet se falsifikonin dokumente të ndryshme me qëllim shitjen e shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;

-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,

-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;

-1 leje drejtimi rumune;

-1 kartë identiteti shqiptare.

SHIKO MË SHUMË

Shi i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, lisa e shtylla elektrike përfundojnë në rrugë

Një shi i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut...

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të...

Përparim Rama: Nisi asfaltimi te rrethi që lidh rrugën A me rrugën B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po vazhdon t’i publikojë në profilin e...