Gjyshi kosovar tentoi ta merrte me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar një burrë pasi me forcë ka tentuar ta merrte vajzën e djalit të tij për t’u kujdesur për të. Në Polici është raportuar se nëna e fëmijës nuk donte ta lejonte këtë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Vushtrri janë gjetur një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës. Po ashtu gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...