Gjyqtari u përlot pas gabimit trashanik në ndeshjen Milan-Spezia, Ibrahimovic i qëndroi pranë

PUBLIKUAR

Sipas raporteve të shumta në Itali, gjyqtari i ndeshjes Milan-Spezia, Marco Serra u përlot pas ndeshjes dhe Zlatan Ibrahimovic e ngushëlloi atë në zhveshtore.

Serra u kerkoi falje futbollistëve të Milanit pasi nuk dha avantazh kur Messias realizoi në minutën e 92-të.

Gjyqtari nxitoi për të dhënë një goditje të lirë, pa lejuar përparësi, kështu që goli i Messias nuk qëndron. Spezia e befasoi Milanin pak minuta më vonë duke e shënuar golin e fitores.

Sipas shumë medieve italiane, Serra filloi të qante pas ndeshjes dhe ishte ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic që e kishte ngushëlluar duke i thënë se gabimet ndodhin.

Tre apo katër lojtarë tjerë të Milanit iu bashkuan suedezit duke biseduar me gjyqtarin pas ndeshjes.

Sipas raporteve në Itali, Serra do të suspendohet nga AIA me më shumë se dy ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...