Gjyqtarëve kosovarë u besohet ndarja e drejtësisë në ndeshjen e Conference League

PUBLIKUAR

Për herë të parë një katërsheje të gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati.

Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë kosovar që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...