Gjykata Supreme i jep dritën jeshile KQZ-së për të certifikuar Shaqir Totajn kryetar të Prizrenit

PUBLIKUAR

Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë dritën jeshile Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikoj Shaqir Totajn si Kryetar të Prizrenit.

Në përgjigjen që Gjykata Supreme i ka kthyer KQZ-së, ka treguar se deri sot, 1 dhjetor, në orën 11:00, nuk kanë marrë asnjë ankesë nga në lidhje me këtë temë dhe, rrjedhimisht, KQZ është e lirë që të certifikoj Totajn si kryetar të ri.

E gjithë kjo shtyrje ka ndodhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar në PZAP për parregullsi, ankesë e cila i ishte kthyer mbrapa kësaj partie nga ky organ.

Por, Totaj nuk është certifikuar akoma nga KQZ për shkak të pritjes se mos një ankesë e tillë ka shkuar edhe në Gjykatën Supreme. Supremja ka treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur  dhe KQZ mund të vazhdojë me procedurat e saj.

Kryetari në ikje i Prizrenit Mytaher Haskuka është ndër të vetmit që nuk e ka uruar kundërkandidatin e tij, Shaqir Totaj për fitoren në zgjedhjet lokale.

Totaj pritet që brenda këtyre ditëve të certifikohet si Kryetar i ri dhe të nisë punën në drejtimi ne Prizrenit.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...