Policia Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Raporti plotë nga Policia:
ARMËMBAJTJE PA LEJE&PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Lipjan 20.07.2025, NN.
Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë me gas cal. 9mm, një karikator, 25 fishekë dhe 21 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.


