Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, gjobat 150 euro dhe 300!

PUBLIKUAR

Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar 2 shofer në lokacione të ndryshme, të cilët me automjetet e udhëtarëve, njëri shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim në vijë të plotë dhe tjetri tejkaloi shpejtësinë.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit, ndërsa tjetrit shofer që tejkaloi shpejtësinë, në zonën e kufizimit 50 km/h shpejtoi 107 km/h i shqiptuan një gjobë 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit.Ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,  për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...