Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, investimet në Gjakovë dhe projektet e planifikuara, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe kulturës.
Pas takimit, Gjini dhe ambasadori Blaj kanë vizituar së bashku qytetin e vjetër të Gjakovës.
Sipas Gjinit, ambasadori Blaj ka vlerësuar zhvillimin e qytetit, trashëgiminë historike dhe kujdesin ndaj hapësirave publike.
Gjini e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe për, siç e ka cilësuar, bisedën e hapur e miqësore, ndërsa ka shprehur mirënjohje ndaj Sllovenisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.


