Gjilani fiton dhe rrëmben kreun në Superligë, Drita e Malisheva fitojnë në minutat e fundit

PUBLIKUAR

Janë mbyllur tri sfidat e xhiros së 14 në Superligë që u zhvilluan ditën e shtune.

Gjilani ka arritur që ta mund në udhëtim KF Ulpianën më rezultatin 2-1, për të rrëmbyer kreun në Superligë.

Gjilani tani ka 25 pikë, aq sa Drita, derisa Ballkani i treti me 24, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Qerimi e kaloi Ulpiuanën në epërsi në pjesën e parë, derisa Gjilani përmbysi gjithçka në pjesën e dytë; realizuan Dabiqaj 65’ dhe Progni 84’.

Në ndeshjet tjera, Drita ka arritur të marrë tri pikë me shumë vështirësi.

Vendasit shënuan golin e tri pikëve për 1-0 në minutën e 89’, për ta barazuar me pikë në renditje Gjilanin.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli u mund në shtëpi nga Malisheva, duke pranuar gol në minutën e 93′, sfidë që u mbyll 0-1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...