Gjetja e një trupi të pajetë në lum në Klinë, Prokuroria: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrthanave të rastit

PUBLIKUAR

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë të Klinës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës tha se veç prokurores së krimeve të rënda dhe Policisë, në vendin e ngjarjes doli edhe një njësit i zjarrfikësve, që bënë “tërheqjen e trupit”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës u dërgua për obduksion në IML”, tha ai.

Policia, tha Nikçi, “ka marrë autorizim nga prokurori për t’u kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”.

SHIKO MË SHUMË

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë,...

Një veturë kaplohet nga flakët në rrugën Prishtinë – Lipjan (VIDEO)

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Lipjan. Konkretisht pranë një...

Moti për javën e ardhshme: Më shumë diell, më pak shi

Parashikimi i motit për javën e ardhshme parashihet të vijë me temperatura më të...