Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 144 pacientë me Covid-19 janë të hospitalizuar në klinikat për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit edhe 37 të tjerë janë duke u trajtuar pas shërimit nga ky virus.

 

Me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-COVID, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 67 pacientë,

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-COVID,

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë,

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë,

Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë,

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë,

Spitali i Pejës, 9 pacientë,

Spitali i Gjakovës, 16 pacientë,

Spitalit Mitrovicës,12 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë dhe

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...