Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luftës

PUBLIKUAR

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë ku gjatë gërmimit në një zonë të Rahovecit, kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore

“Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë. Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...