Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Brezovicë

PUBLIKUAR

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Brezovicë-Shterpcë

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, teksa pesë persona janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë pranuar ndihmën mjekësore në Shtërpcë, janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Pesë persona prej tyre po trajtohen në Ferizaj , ndërsa njeri është dërguar në QKUK – Prishtinë . Njësia e Komunikacionit rrugor po e heton rastin!”, u shpreh Veseli.

 

SHIKO MË SHUMË

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...

IKD: Vrasja e gruas në Vitomiricë kërkon hetim të plotë të dështimeve institucionale dhe llogaridhënie konkrete

Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreh tronditjen dhe shqetësimin e thellë për vrasjen e...

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...