Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Express.

Në Leposaviq është arrestuar një person për dhunë të vazhdueshme fizike e psikike ndaj anëtareve të familjes. Prokurori vendosi që i njëjti të dërgohet në mbajtje.

Leposaviq 10.01.2022 ─ 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një person pasi e kanosi gruan e tij. Edhe ky me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Sali Morina, Gjakovë 10.01.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në tutje në njoftim.

Ndërkaq në Dragash është arrestuar një person pasi e pengoi në shtëpinë renë e tij. Kjo për shkak se e njëjta ishte në procedurë të divorcit.

“Dragash 10.01.2022 ─ 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte penguar viktimën femër kosovare (rejën e tij) të hynte në shtëpi me pretekst se ajo është në procedura të divorcit në gjykatë. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.

Ndërkaq në Gjilan, është arrestuar një person pasi sulmoi fizikisht nënën dhe vajzën. Edhe ky u dërgua në mbajtje.

“Gjilan 07.01.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e ti (bashkëshorten dhe vajzën) i kishte sulmuar fizikisht ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër në Gjilan është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje pasi e sulmoi fizikisht të dashurën e tij.

“Gjilan 09.01.2022 ─ 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (të dashurën e ti), e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretma mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

E në Prishtinë u arrestua një grua për sulm fizik ndaj bashkëshortit të saj.

“Prishtinë 09.01.2022 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull  kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...