Gërvalla takon gazetarët ukrainas në Kosovë: Mbrojtja e fjalës së lirë është mbrojtje e vetë lirisë

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim gazetarë nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të projektit “Gazetarë në Rezidencë”, i mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes MPJD-së.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Gërvalla u shpreh e kënaqur që institucionet e Kosovës kanë mbështetur këtë projekt, i cili u ka ofruar gazetarëve ukrainas siguri dhe mbrojtje, duke u mundësuar vazhdimin e punës së tyre profesionale.

Postimi i plotë:

Në pritjen e ngrohtë me gazetarët ukrainas, të cilët tash e ca vite e ndjejnë Kosovën si shtëpinë e tyre të dytë.

Bashkëbisedim i sinqertë, energji e mirë dhe vlerësim pafund për punën që ata bëjnë çdo ditë, për përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe për besimin e vazhdueshëm në atë se mbrojtja e fjalës së lirë është pjesë e mbrojtjes së vetë lirisë.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht luftën e Ukrainës për paqe, liri dhe demokraci, duke qëndruar pranë rezistencës dhe vendosmërisë së popullit ukrainas në mbrojtje të vendit dhe popullit të vet. Solidariteti ynë me Ukrainën buron nga i njëjti shpirt liridashës dhe nga bindja se fjala e lirë dhe e drejta për të jetuar i lirë mbeten të shenjta, të pathyeshme, të pakompromentuara dhe kurrë të negociueshme.

Liri Ukrainës!

Slava Ukraini!

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t’i drejtohet ZRrE-së

Veç një vit pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë miratoi shtrenjtimin e energjisë elektrike...

15 mijë e 426 gjoba për shkelje të trafikut brenda një muaji

Policia e Kosovës, vetëm gjatë muajit janar, ka shqiptuar gjithsej 15 mijë e 426...

Gjuriq falënderon SHBA’në për mbështetjen e “të drejtave të serbëve” në Kosovë

Kryediplomati serb, Marko Gjuriq, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen, siç...