Gerrard rezulton pozitiv me koronavirus, mungon në dy ndeshjet e fundit të vitit

PUBLIKUAR

Steven Gerrard është infektuar me koronavirus dhe s’do të jetë në stol për Aston Villan në dy ndeshjet e fundit të vitit.

Kjo është konfirmuar nga vet klubi i Aston Villas përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Express.

“Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në dy ndeshjet tona të ardhshme në Premier League me Chelsean dhe Leeds United pasi ai do të izolohet pas testimit pozitiv për COVID-19”, thuhej në njoftim.

Gerrard e ka nisur mirë aventurën te Aston Villa duke korrur disa fitore të rëndësishme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...