Gënjeu se është rrëmbyer nga disa persona, intervistohet e dyshuara në Fushë Kosovë

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme një e dyshuar femër ka bërë një raportim të rrejshëm në stacionin policor në Fushë Kosovë, duke thënë se ishte rrëmbyer nga disa persona një ditë më parë.

Por gjatë hetimit të rastit është vërtetuar se nuk ka elemente të veprës penale  të rrëmbimit.

“Gjatë hetimit të rastit është vërtetuar se nuk ka elemente të veprës penale  të rrëmbimit. Lidhur me rastin e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë. LipjaniNews

 

Njoftimi i plotë:

“Fushë Kosovë / 21-22.05.2025 – 00:43-16:30. Lidhur me rastin e rrëmbimit me datën 22.05.2025 në cilësinë e të dyshuarës është intervistuar e dyshuara femër kosovare e cila ka bërë  lajmërim apo kallëzim të rremë kinse është rrëmbyer një ditë më parë, por gjatë hetimit të rastit është vërtetuar se nuk ka elemente të veprës penale  të rrëmbimit. Lidhur me rastin e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...