Gazetarja e RTK-së, Kurtit: Qe 6 muaj me kimioterapi s’e ndala punën, ju paguheni për mospunë, ne s’paguhemi për punë

PUBLIKUAR

Gazetarja e RTK-së, Nep Qorraj, e cila tha se është duke u përballur me sëmundjen e kancerit, ia ka bërë një pyetje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas gjendjes së krijuar në televizionin publik ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

Ajo tha se përkundër sëmundjes ka dalë në punë dhe s’ka munguar dhe nuk i ka dalë paga në fund të muajit, ndërsa tha se Kurti pa i kryer detyrat e tij me të cilat ngarkohet paguhet në fund të muajit.

“Nëse raporti mujor i punës më del me +300 lajme të prodhuara në gjendjen që jam, ndërsa i juaji ka ngelur në vend numero, atëherë si ka mundësi që ju vazhdoni të paguheni për mos punë, ndërsa unë e kolegët e mi NUK paguhemi, edhe pse punojmë?!”, shkroi Qorraj.

Sot ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ia hodhi fajin për gjendjen e RTK-së deputetëve të partive tjera, duke i akuzuar se po e mbajnë të bllokuar Kuvendin, duke harruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e nxori shkelës të Kushtetutës bashkëpartiakun e tij, Avni Dehari, si kryesues i seancës konstituive./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...