Gazetari Urall Boshnjaku: Mbrojtja e afërt më shtyu derisa po i bëja pyetje Kurtit, kërkon reagimin e këtij të fundit

PUBLIKUAR

Një incident pretendohet të ketë ndodhur gjatë ceremonisë së inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Sipas gazetarit Urall Boshnjaku, situata ka ndodhur në momentin kur gazetarët tentuan t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse më herët ishte paralajmëruar se do të mbahej konferencë për media, Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Boshnjaku ka deklaruar se gjatë tentimit për të marrë përgjigje nga kryeministri, pati reagim nga pjesëtarë të sigurimit të afërt, ku sipas tij ndodhi edhe shtyrje fizike.

Lidhur me rastin, gazetari ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7, ku ka kërkuar reagim institucional dhe sqarim për situatën e krijuar gjatë aktivitetit zyrtar në Mitrovicë.

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...