Gastronomët vazhdojnë të kundërshtojnë masat: Do t’i drejtohemi parlamentit

PUBLIKUAR

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Petrit Kllokoqi, si kryetar i saj, ka konfirmuar se kërkesa që kanë për deputetët lidhet me masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë së COVID-19, të cilat, sipas tyre, janë të përshtatshme.

“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar të takohen me ne. Do t’u drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi, në Klan Kosova FM.

“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punë. Nuk jemi sunbvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH-së, e cila nga tetë përqind u rrit në 18 përqind. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”.

Sipas tij, bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...