Gara e balotazhit: Blerje e fotografim i votës, falsifikim i dokumentit e kanosje, 21 raste të raportuara në polici

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në të gjitha drejtoritë rajonale ka pranuar rreth 21 informacione të ndryshme të raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit në Kosovë.

Në 21 komuna ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve janë raportuar raste të fotografimit të votës, blerje e votës, kanosje, ndërhyrje në votim, falsifikim të dokumentit e disa të tjera.

“Bazuar në informacionet e deritanishme të siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të  Policisë së Kosovës, deri më tani janë  pranuar rreth njëzet e një (21) informacione të ndryshme, të cilat përmbajnë kryesisht raportime rreth; ndërhyrje në votim (1), fotografim të votimit (5),  fjalosje në qendër të votimit (1),  grumbullim të personave në afërsi të qendrave të votimit (7), blerje e votës (2), kanosje (1), bezdisje e qytetareve (1),  falsifikim i dokumentit të bexhit (1), person i dehur në qendër të votimit (1) dhe mosmarrëveshje në qendër të votimit (1) informatë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e saja policore lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor balotazhi 2021.

“Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përderisa në aspektin policor janë angazhuar  një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës, inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

“Raportoni; Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”, bën thirrje Policia e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...