Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun nga pozita e kryetarit apo nëse ai do të konfirmohet në krye të partisë.

Delegatët e LDK-së do të mblidhen sot në orën 18:00 për të vendosur për drejtimin e partisë më të vjetër në vend, ku pritet të testohet besimi brendapartiak ndaj Abdixhikut.

Në ftesat që Abdixhiku ua ka dërguar 354 delegatëve me të drejtë vote, thuhet se Kuvendi do të mbahet në AMC Hall, një sallë ku organizohen ngjarje të ndryshme, e cila ndodhet në Obiliq, vetëm pak kilometra jashtë Prishtinës

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...