FSK po kryen trajnime në Kanada, Kurti takon ambasadoren kanadeze – E falënderon për mbështetjen në mbrojtje

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.

Në njoftim e ZKM’së thuhet edhe se, ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës, ku ambasadorja Blitt e uroi Kurtin për mandatin e ri.

‘‘Kryeministri e falënderoi ambasadoren Blitt për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake të trajnimit në Kanada’’, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Express.

Komunikata:

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt

Prishtinë, 24 shkurt 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës. Ambasadorja Blitt e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.

Kryeministri e falënderoi ambasadoren Blitt për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake të trajnimit në Kanada. Ai theksoi gjithashtu prioritetet e qeverisë për investime strategjike infrastrukturore, duke përfshirë digat, stadiumet, hekurudhat, energjinë dhe minierat, si dhe rritjen e investimeve në mbrojtje.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren edhe për mbështetjen e Kanadasë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), që do të mbahet në Toronto më 1–4 mars.

Anëtare e G7 dhe e NATO-s, Kanadaja është shtet mik dhe partner i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

SHIKO MË SHUMË

Dogana gjen 1 milion euro të fshehura në rezervuarin e veturës në Merdare

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdarë,...

Ekstradohet një i dyshuar nga Gjermania për në Kosovë dhe një ekstradim tjetër nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së djeshme është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi Kosovar G.B., pasi...

Nipi që ia përtëriu emrin kujton axhën Fahri Fazliu: Heronjtë vetëm ditëlindje kanë

Sot, heroi Fahri Fazliu, do t’i mbushte 63 vjet jetë. Nipi i heroit, që ia...