Franca fiton 8:0 dhe kualifikohet në Botëror, Mbappe shënon gjysmën e golave

PUBLIKUAR

Franca ka shënuar fitore të thellë 8:0 ndaj Kazakistanit dhe kështu siguron kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi 3:0 për “Gjelat”, teksa të tre golat i shënoi Mbappe, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht sulmuesi i PSG-së realizoi në minutën e gjashtë pas asistit të Theo Hernandez, kurse në minutat 12 dhe 32 Mbappe shënoi pas asistimit të Coman.

Benzema shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 55-të dhe 59-të për 5:0.

Në të 75-tën, Rabiot realizoi pas asistit të Griezman, kurse vet Griezman realizoi në të 84-tën nga penalltia.

Mbappe e shënoi golin e katërt personal dhe të tetin për vendasit në minutën e 87-të.

Kështu, Franca e siguron kualifikimin dhe lidershipin në grupin e saj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...