Foshnja lind në tualetin e Emergjencës në Ferizaj, vdes pak pas lindjes

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një grua ka raportuar se në tualetin e Emergjenës ka lindur foshnjën e saj, e cila ndodhej në gjendje të rëndë shendetësore dhe pas pak kishte ndërruar jetë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë  Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes  Rr. Ramadan Rexhepi ,  05.05.2025  –  19:45 E dyshuara femër k- shqiptare , raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj . Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë  shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe . Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë  Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...