Fluturimet në rritje, janari nisi me rekord udhëtarësh

PUBLIKUAR

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, transporti ajror në vend ka nisur vitin 2026 me rritje të dukshme të fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve.

Gjatë muajit janar 2026 janë realizuar 1,158 fluturime, që përbën një rritje prej 1.8%, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Ndërkohë, numri total i udhëtarëve arriti në 358,930, duke shënuar rritje prej 4.5% në raport me po të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas raportit, 156,945 udhëtarë ishin në ardhje, duke shënuar rritje prej  1.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  Ndërsa numri i udhëtarëve në shkuarje ishte 201,985, me një rritje me të theksuar prej 7.0%./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kurti mbërrin në Nju Jork, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë...

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit,...