“Fituesit e mi”, Oriola del hapur në mbështetje të këtyre dy banorëve

PUBLIKUAR

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka bërë publike mbështetjen e saj për dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni në “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Oriola i ka cilësuar Elijonën dhe Londrimin si dy fituesit e saj të këtij rrugëtimi, duke treguar hapur preferencat e saj për finalen e madhe.

Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft emocionuese për Elijonën, e cila pas një rrugëtimi të gjatë, arriti të shpallet zyrtarisht finaliste.

Ky sukses është pritur me mjaft entuziazëm nga fansat e saj dhe miqtë e ngushtë, përfshirë Londrimin, me të cilin ka ruajtur një raport mjaft të afërm brenda shtëpisë.

Nga ana tjetër, ndonëse nuk e ka siguruar ende vendin e sigurt në natën finale, Londrim Mekaj po vazhdon garën deri në televotimin e së premtes, ku në natën Prime do zbulohen edhe tre finalistët e tjerë.

SHIKO MË SHUMË

“Je shumë e vogël të merresh me mua”, Dolce i kthehet keq Elijonës

Klodi ishte arsyeja pse Elijona dhe Dolce u fjalosën, me këtë të fundit që...

Capital T hap zemrën, flet për lidhjen me Adrolën

Gjatë një interviste në podcastin e Grida Dumës, Capital T foli më në detaje...

Anita Haradinaj flet për herë të parë pas aludimeve për gjendjen shëndetësore të Ramushit

Anita Haradinaj ka folur së fundmi për shëndetin e bashkëshortit të saj, ish-kreut të...