Filmi “Zgjoi” nga 5 nëntori premierë në kinematë amerikane

PUBLIKUAR

Filmi “Zgjoi” po shënon suksese të njëpasnjëshme ndërkombëtare, me nominime në festivalet më prestigjioze në botë, ndërsa është kandidat edhe për çmimin “Oscar”

Ndërkohë, filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, do të nis të shfaqet edhe në kinematë amerikane nga 5 nëntori.

Kështu ka bërë të ditur vet aktorja e cila është protagonist në këtë film, Yllka Gashi.

Gashi ka bëri të ditur se nga 5 nëntori filmi do të shfaqet në New York dhe 12 nëntor në Los Angeles.

Aktorja ndër tjera ka kërkuar përkrahje e bashkatdhetarëve në Amerikë për blerjen e biletave online për ta parë në Amerikë.

“Hive-Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare do të fillojë shfaqjen në kinematë Amerikane nga data 5 Nëntor në Neë York në Film Forum dhe 12 Nëntor në Los Angeles në Laemmle’s Royal Theater”, ka shkruar ndër tjera Yllka në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që “Zgjoi” pati premierën publike në Kosovë më 28 tetor.

Më poshtë postimi i plotë i Yllka Gashit:

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...