Fillon takimi lidhur me shqyrtimin e masave të reja

PUBLIKUAR

Sapo ka filluar takimi i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid19.

IndeksOnline mëson nga burimet se takimi ku po diskutohen propozimet e masave të reja antiCovid po mbahet online.

Ky është takimi i dytë radhazi. Edhe gjatë ditës së djeshme janë diskutuar masat të cilat kanë për synim ngadalësimin e rritjes së rasteve.

Kurse nga Ministria e Shëndetësisë për IndeksOnline kanë konfirmuar ditë më parë se gjatë kësaj jave pritet të merret vendimi për masat anticovid.

E gjithë kjo vije si pasojë e rritjes enorme të rasteve të reja me Covid19 ku 95% e tyre janë pozitiv me variantin Omicron. Vetëm dje janë shënuar 2708 raste të reja./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...