Fillon shpërndarja e 100 eurove shtesë për pensionistët, krijohen tollovi para bankave

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës pati marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor.

Këto mjete tanimë kanë filluar të shpërndahen, shkruan IndeksOnline.

Kjo ka bërë që të krijohen tollovi para bankave në kryeqytet, por edhe në qytete tjera të Kosovës.

Në këso tollovi, është e pamundur edhe respektimi i masave anti-covid.

 

Nga ky vendim i qeverisë kishin përfituar secili përfitues pensioni nga skemat pensionale, por kategoritë të dala nga lufta.

Kujtojmë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve ishte kritikuar nga partitë opozitare, për shkak se vendimi ishte marrë disa javë para balotazhit të 14 nëntorit./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...