Fifi u kthye mbrëmë në shtëpinë e famshme, kjo është arsyeja

PUBLIKUAR

Mbrëmë, “Vëllai i Madh” ka përgatitur një surprizë shumë të këndshme për Monikën e njëkohësisht për një pjesë të madhe të banorëve.

Ish-konkurrentja dhe këngëtarja e famshme Fifi ka rihyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për të takuar mikeshën e saj me të cilën krijoi një raport shumë të mirë gjatë rrugëtimit në garë.

Mes emocionesh, përqafimesh dhe përlotjesh, Fifi dhe Monika kanë shkëmbyer këshilla për njera-tjetrën dhe kanë shprehur dashurinë e konsideratën që ato kanë.

Fifi e mirëpriti aktoren me këngën e saj “Diell” që e shkroi brenda shtëpisë së “Big Brother”, ndërkohë që paralajmëroi Monikën se jashtë shtëpisë e pret dielli.

“Ti je njeriu ma pozitiv që kam takuar ndonjë herë në jetë. Unë këndova “Diell” sepse atje jashtë na pret dielli. Duket të punosh, të luftosh, të qëndrosh dhe të kënaqesh. Duhet mos të rrish shtri dhe të buzëqeshësh ashtu siç di ti, sepse je super mega pozitive.”- i tha ajo.

Ndërkohë, Monika tha se e konsideronte atë si një vajzë të dytë dhe se do të ishte personi i parë që do të takonte kur të dilte nga shtëpia.

Rikujtojmë se Monika ishte në nominim natën e sotme, së bashku me Arbrin, ku Arbri la përfundimisht shtëpinë, tre javë pas hyrjes së tij.

SHIKO MË SHUMË

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...

Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen...

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...