Fifi publikon imazhe të reja: Më gjyko kur je perfekt

PUBLIKUAR

Filloreta Raçi-Fifi është këngëtarja që bëri bujë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e ‘Big Brother Albania VIP’.

 

Bujë më madhe bëri edhe dalja e saj nga gara, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi disa ditë më parë kërkoi të tërhiqej nga loja meqë nuk po ndihej mirë dhe se i duhej të shikonte më shumë veten.

Sidoqoftë, artistja duket se ka reflektuar pas daljes dhe se po shijon kohë të mirë me familjarët e miqtë. Ajo së fundmi ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet me plot stil e veshur tërësisht në të zeza.

“Më gjyko mua kur je perfekt”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçares.

 

Fifi tani po korrë suksese të mëdha me këngën e re “Diell”, të cilën e kompozoi brenda shtëpisë më të famshme.

Për pak ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Iu rikthye llogaria në Instagram, Klodi shfaqet krah Elijonës

Klodian Mihaj është shfaqur në një story të publikuar nga Elijona, ku dyshja pozon...

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...