FIFA E LEJON BERISHËN TË LUAJË PËR KOSOVËN

PUBLIKUAR

FIFA i ka dhënë leje Besart Berishën që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës

Këtë e ka konfirmuar Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ai ka njoftuar se të enjten, leja e FIFA-s që Berisha të paraqitet për Kosovën, ka mbërritur në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

Por, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory nuk pritet të luaj në ndeshjen ndaj Turqisë, që luhet më 12 nëntor, në Antalya, për shkak të angazhimeve që ka në Australi.

Ish-anëtari i Kombëtares shqiptare, pritet të jetë në dispozicion të Bunjakit për ndeshjen e radhës  ndaj Islandës, e cila luhet me 24 mars të vitit të ardhshëm, përcjell Express.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...