FIFA do të përdorë teknologjinë e re për pozicion jashtë loje, nis nesër në këtë garë futbollistike

PUBLIKUAR

FIFA-n do të zbatojë një teknologji të re për zbulimin gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje. Prova e parë do të bëhet nesër në Kupën Arabe që do të fillojë në Katar.

Johannes Holzmüller, Drejtor i Teknologjisë dhe Inovacionit të Futbollit të FIFA-s, shpjegoi se do të vendoset një kamerë në kulmin e secilit stadium.

Të dhënat e nxjerra nga kamera do i dërgohen automatikisht dhomës së VAR-it e cila do të nxjerrë një konkludim të saktë në kohë reale, shkruan Indeksonline.

Pierluigi Collina, drejtor aktual i arbitrave të FIFA-s, tha se këto teste gjysmë të automatizuara të zbulimit të pozicionit jashtë loje janë “më të rëndësishmet deri më tani”.

Megjithatë, ish-arbitri i njohur italian sqaroi se objektivi i kësaj teknologjie është të ndihmojë gjyqtarët dhe se vendimi mbetet në “duart e tyre”.

Teknologjia e re për pozicion jashtë loje do të testohet për 3 javë në Katar në turneun ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga bota arabe./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...