Barcelona mbetet e vendosur ta mbajë Fermin Lopez si pjesë të planeve të trajnerit Hansi Flick për sezonin e ardhshëm, raporton “SPORT”.
Mesfushori i ri ka fituar zemrat e tifozëve që nga zbulimi i tij dy vite më parë.
Megjithatë, konkurrenca në repartin ofensivë është ashpërsuar, veçanërisht nëse arrin edhe Nico Williams, i cili pritet të ketë një rol të rëndësishëm në ekipin e ri të Flick.
Fermin ka rinovuar së fundmi kontratën deri në vitin 2029, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro, që tregon qartë vlerësimin e klubit ndaj tij.
Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou” për një kohë të gjatë, duke u treguar i përkushtuar ndaj projektit sportiv të klubit.
Megjithatë, interesimi nga klube të mëdha evropiane si Bayern Munich, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United mbetet i fortë, dhe një ofertë e rëndësishme mund të ndryshojë gjithçka.
Barcelona shpreson ta mbajë Ferminin, por nuk përjashton asnjë skenar, sidomos nëse vjen një ofertë që ndihmon në balancimin e llogarive të klubit dhe i përshtatet vetë lojtarit. /Telegrafi/