Ferdinand ngacmon Unitedin për Sanchesin

PUBLIKUAR

Rio Ferdinand ka akuzuar zbuluesit e talenteve të Unitedit, se si nuk u ka rënë në sy më herët mesfushori portugez

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, është një fans i madh i Renato Sanches dhe thotë se po të ishte ai zbulues i talenteve te ‘Djajtë e Kuq’, portugezi tashmë do ta kishte të veshur fanellën e klubit anglez.

19 vjeçari është një ndër talentet më premtues në Evropë, i cili gjatë verës zgjodhi Bayern Munichun para Manchester Unitedit.

“Nëse do të isha zbulues talentesh i Manchester United, Renato Sanches tashmë do të gjendej në klub”, tha ai për të përditshmen portugeze, A Bola.

“Renato është lojtar modern: Agresiv, i fuqishëm, ka teknik, godet fuqishëm dhe ka pasime të mira. E pëlqej shumë”, shtoi Ferdi.

“Ai është i ri, por merr shumë përgjegjësi”, përfundoi Ferdinand. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...