FC Kosova nga Gjeneva e Zvicrës është fituese e Kupës së Diasporës 2025

PUBLIKUAR

Një ndeshje e madhe e futbollit, plot emocione tek lojtarët në fushë dhe bankat rezervë të dy ekipeve, për të fituar Kupën e Diasporës që është tejet e rëndësishme për të dy klubet.

FC Kosova nga Düsseldorfi ishte nikoqire e kësaj Kupe kundër FC Kosova nga Gjeneva e Zvicrës, të organizuar nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, të cilët janë nën ombrellën e FFK-së dhe të mbështetur edhe nga MPJD.

FC Kosova Düsseldorf kaloi në epërsi në minutën e 17-të pas një kombinimi tepër të mirë. Më pas loja zhvillohej me pasime të shkurtra dhe FC Kosova Gjenevë disa herë kishte shansin për ta barazuar. Në pjesën e dytë, FC Kosova Gjenevë arriti të përmbysë rezultatin me dy gola të shënuar, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 1 : 2. Gjatë lojës, FC Kosova Gjenevë humbi edhe një penallti.

Kur FC Kosova përballon FC Kosovën, nuk është thjesht ndeshje—është pasqyrë e shpirtit të diasporës që flet me një emër, por luan me dy zemra.

Kupën e Diasporës ia dorëzoi Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi, kapitenit të ekipit FC Kosova Gjenevë.

Në fushë u ndanë edhe mirënjohje për klubet dhe organizatorët, si ajo e FFSHGJ-së nga z. Enver Muzliukaj dhe Kryetari i UKSHFZ-së, z. Feti Demoli.

Ndeshja është filmuar edhe nga TV SYRI në Zvicër, që së shpejti do të kemi mundësinë ta përcjellim: ndeshjen e plotë dhe intervistat me organizatorët, kryesitë e klubeve dhe lojtarët.

Duhet cekur se Finalja Kosovë–Diasporë në muajin nëntor zhvillohet mes FC Prishtina nga Kosova dhe FC Kosova Gjenevë.

Një njoftim për adhuruesit e klubeve të futbollit në diasporë, por edhe lexuesit në përgjithësi: FC Kosova nga Düsseldorfi ishte fituese e Kupës së Klubeve Shqiptare në Gjermani, dhe FC Kosova nga Gjeneva fituese e Kupës në Zvicër.

Në marrëveshje të përbashkët të dy federatave, u vendos që kjo finale e madhe të zhvillohet në Gjermani, dhe i dhanë epitetin e nikoqirit FC Kosova Düsseldorf.

Ekipi FC Kosova nga Gjeneva, bashkë me kryesinë e ngushtë të Unionit dhe Kryetarin Feti Demoli, të shtunën arritën në Düsseldorf dhe u mirëpritën nga FFSHGJ dhe i gjithë stafi i vëllezërve të FC Kosova nga Düsseldorf, të cilët shtruan darkë dhe akomodimin për të gjithë. UKSHFZ dhe FC Kosova Gjenevë i falënderojnë përzemërsisht për mikpritjen bujare dhe shqiptare.

 

SHIKO MË SHUMË

E mërkura evropiane e klubeve kosovare

Tri klubet kosovare do të garojnë sonte në arenën ndërkombëtare. Kampionia aktuale Trepça e pret...

Ishin në formë në Ligën e Parë, Feronikeli’74 ndan rrugët me Dervishollin

Klubi kosovar, Feronikeli’74 ka mbetur pa trajner. Kjo pasi që trajneri Granit Dervisholli, ka vendosur...

Drita dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Drita dhe Malisheva do të takohen me fillim nga ora 13:00 në kuadër të...