FBK cakton palestrën për sfidën Kosovë-Norvegji, këto janë vendimet e fundit nga bordi

PUBLIKUAR

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.12.2021 në Prishtinë (të fundit për këtë vit) e ka përmbledhur vitin që po e lëmë pas dhe ka diskutuar për projektet e vitit të ardhshëm në FBK.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022 të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Këto janë vendimet nga mbledhja e fundit e bordit:

  1. E ka riemëruar për një mandat shtesë (4 vjeçar) Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.
  2. E ka miratuar Raportin e Punës për ecurinë e implementimit të Planit Strategjik të FBK-së (2021-2025) për nëntë mujorin e parë të vitit 2021.
  3. I ka miratuar propozim ndryshimet në Statutin e FBK-së (përfshirjen e SPOC personit në Statut me kërkesë të FIBA-s).
  4. Ka vendosur të hap konkursin për organizimin e FINAL 8 Kupës së Kosovës 2022 prej 3 deri më 13 Janar 2022.
  5. E ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2021.
  6. E ka miratuar Planin e Veprimit 2022.
  7. E ka miratuar Planin e Marketingut 2022.
  8. E ka miratuar Planin Financiar 2022.
  9. Ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022 të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...