Fatos Beqiraj ka arritur marrëveshje me klubit shqiptar Deçiqi në ligën elitare të Malit të Zi, sipas mediave malazeze.
Sulmuesi nga Peja Beqiraj iu bashkua Deçiqit nga Astana si lojtar i lirë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, raporton Gazeta Express.
Kështu në moshën 34-vjeçare dhe 12 vite më vonë, Beqiraj u kthye në futbollin malazez te klubi shqiptar i Tuzit, një qytet me vetëm katër mijë banorë.
Deçiqi është i dyti në tabelë në kampionatin malazez, por ngel plot tetë pikë mbrapa liderit Sutjeska.
Beqiraj nuk ka gjetur rehati në dy vitet e fundit në futboll, duke kaluar nga një skuadër në tjetrën në Izrael dhe në Poloni.
Por ai e kishte një karrierë shumë të suksesshme në Kroaci me Dinamo Zagrebin. Ai i fitoi katër tituj kampioni dhe dy kupa shtetërore në Kroaci gjatë tri viteve e gjysmë në Dinamo, duke i shënuar 37 gola në 125 ndeshje.
Beqiraj, i cili u lind dhe u rrit në Pejë dhe luajti për Shqiponjën dhe Besën, është lojtari me më së shumti paraqitje për Kombëtaren e Malit të Zi. /Gazeta Express/