Fatmir Sejdiu: Rugova, engjëll mbrojtës i Kosovës

PUBLIKUAR

Sot është ditëlindja e 72-të e Presidentit Ibrahim Rugova, i cili vdiq më 2006 pas një beteje me kancerin. Në këtë përvjetor të lindjes, Rugovën e ka kujtuar edhe njeriu që e pasoi në postin e presidentit pas vdekjes, Fatmir Sejdiu.

Ai e ka lartësuar veprën e Rugovës duke e quajtur “Engjëll Mbrojtës i Kosovës”. Sejdiu kishte marrë drejtimin e LDK-së pas vdekjes së Rugovës ndërkohë që ambicie për të udhëhequr me këtë subjekt, ka edhe tani.

Ja çfarë shkruan ai:

 Lindi 72 vjet më parë, për të qenë sot e përjetësisht Engjëlli Mbrojtës i Kosovës

I tillë u bë me punë, dije, përkushtim, vizion dhe dashuri ndaj vendit. E donte lirinë, e donte Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike.

Për një Kosovë të tillë punoi përjetësisht e pafundësisht.

Kujtojmë fillin e tij politik, mbi filozofinë e Durimit dhe atë Refuzimit, mbi të gjitha mbi atë Kuptimit dhe të Interpretimit më të mirë të mundshëm, të kërkesave të një populli i cili donte lirinë dhe vetëm lirinë.

Rugova në politikë erdhi nga domosdoshmëria për një prijëtar të ditur dhe të guximshëm, për një lider me vizion, i cili mbi individualen ndërton të përgjithshmen, mbi robërinë ndërton lirinë.

Nuk erdhi nga nevoja për realizim të interesave personale a grupore, por për interesin e përgjithshëm te vendit, për liri dhe pavarësi, të cilën po e gëzojmë dhe jetojmë sot.

I tillë erdhi, i tillë mbeti.

Përjetësisht, Engjëll Mbrojtës i Kosovës!

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...