Familja dhe shoqëria kërkojnë nga Bale të largohet nga Reali

PUBLIKUAR

Mesazhe të shumta kanë arritur nga Cardiff te Gareth Bale. Ato janë mesazhe dashurie, por gjithashtu edhe kërkesa për t’u larguar nga Real Madridi.

Është e qartë se karriera e Bale si futbollist i Real Madridit do të përfundojë në qershor, por me rikthimin e Carlo Ancelottit, uellsianit i është lejuar të jetojë në paqe.

Ka pasur herë pas here momente aksioni në ekipin e parë, përderisa ka respekt të plotë mes trajnerit italian dhe futbollistit, transmeton Gazeta Express.

Pikërisht ky raport i ka hapur dyer uellsianit që të largohet nga klubi në mënyrë të duhur, si futbollist që erdhi nga jashtë dhe fitoi katër Champions League, katër Kupa të Botës për klube, tri Super Kupa të Evropës, dy La Liga, tri Copa del Rey dhe tri Superkupa të Spanjës.

Mesazhet nga familja dhe miqtë e tij ishin kërkesa për t’u larguar nga klubi spanjoll, por jo në mënyrë poshtëruese. Familja e tij mendon se ai nuk mund të largohet nga Madridi në heshtje, por duhet të respektohet për arritjet e tij.

Bale ka një mundësi të ketë rol kyç në kampanjën e Real Madridit në Copa del Rey, pasi Vinicius dhe Rodrygo janë me Brazilin, kurse Hazard e Asensio janë të dy të lënduar.

Bale pritet të ftohet në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos dhe kjo i mundëson atij të largohet si një hero.

Është gjithashtu edhe Champions League dhe mund të kërkohet përfshirja e Bale në ekip, nëse futbollistët e sipërpërmendur nuk janë të gatshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...